Vendosni fjalën kyçe....

Shembet ura në Fushë Draç të Ishmit, Meta publikon videon: Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes”


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar lidhur me situatën përmbytjet në vend.

Në një status në Facebook, Meta ka shpërndarë një video ku shihet situata problematike në Durrës, përmbytjet si edhe shembja e urës në Fushë Draç të Ishmit.

“Ja si përfundojnë investimet e vjedhura të “Rilindjes” në Bashkinë e Durrësit”, shkruan Meta.

“Pavarësisht situatës problematike nuk ka pasur asnjë reagim nga pushteti vendor,” thuhet në shkrimin e bashkëngjitur të PL- Durrës.