Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një reagim në rrjete sociale ka shkruar lidhur me dy propozimet e bëra mbi koncesionet dhe për investimet strategjike
Tabaku thotë se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë vullnet politik dhe duhet të kthehet në prioritet kombëtar.
Deputetja ka renditur disa argumente të propozimit të saj që sipas do rrisin transparencën. Përgjegjësinë personale e atyre që mbajnë post publik si dhe disa ndalime.
Postimi i plotë:
Lufta kundër korrupsioni është vullnet politik.
Diskutuam dy propozime qe kam propozuar si deputete e PD dhe mbas punës në komision hetimor të inceneratorëve: projektligji “Për Koncesionet dhe PPP-të” si dhe projektligji “Për investimet Strategjike”.
Katër parimet mbi të cilat janë ngritur ndryshimet mbi koncesionet që së bashku me specialistët kam propozuar bazohen:
Rritja e transparencës duke publikuar dokumentet e plota dhe të përhershme në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve.
Rritja e përgjegjësisë personale; çdokush që mban një post publik jo vetëm që duhet të mbajë përgjegjësi personale për veprimet por njëkohësisht edhe duhet të përgjigjet për veprimet dhe mosveprimet. Prandaj amendimet janë menduar për të forcuar edhe më tej përgjegjësinë personale, me parimin e forcimit të refuzimit të individit për të kryer një vepër korruptive.
Forcimi i kontrollit të Raporteve Financiare. Çdo kompanie që kërkon të fitojë një Koncesion Publik duhet të publikojë dhe të vërtetojë se disponon së paku 50% të ardhurave të projektit dhe se burimi i atyre të ardhurave të jetë i ligjshëm.
Shqipëria prej vitit 2019 është futur në listën gri të vendeve që hetohen dhe dyshohen për Pastrimin e Parave. Amendimet tona detyrojnë çdo subjekt tregtar për dorëzimin e një raporti të detajuar të të ardhurave dhe justifikimin e tyre sa herë që subjekti do të pajiset me leje ndërtimi apo çertifikatë përdorimi. Po kështu kemi kërkuar që të sanksionohen detyrimin e autoriteteve publike për verifikimin e dorëzimit të raportit të detajuar financiar si dhe ligjshmërine. Burimit të të ardhurave.
Ndalohen ose s’kualifikohen për të konkuruar kompani që kanë pronarë offshore, që shkelin punimet në koncesionet dhe PPP.
Lufta ndaj korrupsionit duhet të kthehet në prioritet kombëtar! Sot, nuk presim dot rastin të nxjerrë pagesat poshtë dyshekut të një ish zyrtareje; ose të bëhet statistikë. Ne duhet të udhëheqim dhe tregojmë përmes akteve qëllimet tona dhe synimet tona si opozitë për të dëshmuar ku dallojmë nga mazhoranca dhe mbi të gjitha qeveria.
Prandaj kam ftuar dhe kolegët e mi, veçanërisht ata në mazhorancë, për të votuar në favor të projektligjeve.