Vendosni fjalën kyçe....

32-vjetori i themelimit të PD-së në Elbasan, Meta shfaqet krah Berishës


 

Në kuadër të 32-vjetorit të themelimit të PD-së Sot po zhvillohet në Elbasan një ceremoni.

I pranishëm në këtë festë të organizuar nga Rithemelimi i PD, përveç Sali Berishës, ka qenë prezent edhe Kryetari i PL-së, Ilir Meta, i cili ka mbajtur edhe fjalën e tij në këtë ceremoni.

Krahas kërkesës për të mbështetur publikisht kandidatin e Sali Berishës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Luçiano Boçin, ai ngriti akuza qeverisë Rama.

‘Kjo është pasqyra më e qartë se cili është modeli i shtetit të Rilindjejes është narko shtetit. Kriminalizimi i të rinjve dhe të rejave. Modeli ekonomik, ai i pastrimit të parave. Shikoni si po falimenton industria e birrës vendase. Jemi në kryeqendrën e Arsimit në Elbasan dhe ju e dini më mirë se kushdo, se çdo vit mbyllen degë të reja në Universitetin e Elbasanit. 4200 në vit euro paguhet një mësues nga Buna dhe këtej.

Në vend që të rriste çdo vit rrogën fryn kostot fiktive për investimet publike. Rrugët që nuk bëhen kurrë. 14 maji është një moment i shkëlqyer, ky është edhe thelbi i marrëveshjes që kemi me PD-në. dua të shpreh akoma përkrahjen më të sinqertë për kryebashkiakun e ardhshëm të PD-së Luçiano Boçin. Ai me shumë kurajo i është përgjigjur thirrjes suaj për t’ja rikthyer këtë qytet qytetarëve. Një vizion që e ka demonstruar dhe në Kuvend dhe kudo.’- u shpreh Meta.