Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i OSBE-së takohet me Ramën, mbështesim rrugën e reformave në institucionet shqiptare


Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Kryeministri, ambasadorin e OSBE-së,  Guido De Sanctis. Në një postimin të bërë nga diplomati, shprehet se është diskutuar mbi prezencën e OSBE në Shqipëri, e cila është e pranishme në institucionet shqiptare duke i mbështetur ato në rrugën e reformave.

Në fund, pas falënderimeve, Guido De Sanctis shprehet se pret një bashkëpunim të madh mes OSBE-së dhe Shqipërisë.

 “Kam kënaqësinë që takova sot Kryeministrin Edi Rama dhe të diskutojmë me të, OSBE në Shqipëri gjithnjë e pranishme për institucionet dhe shoqërinë e Shqipërisë në rrugën e Reformave.  Faleminderit për mirëpritjen në Shqipëri dhe presim një bashkëpunim të madh”, shkruan Ambasadori Guido De Sanctis.