Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet në Spanjë ylli i Brazilit e Barcelonës Dani Alves, akuzohet se sulmoi seksualisht një grua në një klub nate


Ylli i Brazilit dhe Barcelonës Dani Alves është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në një klub nate në Barcelonë.

Policët spanjollë e ndaluan futbollistin dhe e çuan në gjykatë për ta marrë në pyetje pas ankesës zyrtare të gruas, e cila pretendoi se sulmi ndodhi në klubin ikonik ‘Sutton’ në qytetin spanjoll.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dërgua në një stacion policie në lagjen ‘Les Corts’ për të dhënë një deklaratë.

Futbollisti, që tani është me skuadrën meksikane UNAM Pumas, pranoi se kishte qenë në ‘Sutton’ më 30 dhjetor, kur ndodhi krimi i dyshuar seksual.

Por ai hodhi poshtë akuzat ndaj tij në një intervistë televizive spanjolle pasi një gjykatë konfirmoi se kishte hapur një hetim zyrtar, duke këmbëngulur: “Unë nuk e di se kush është kjo zonjë. Nuk e di emrin e saj, nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time.”

39-vjeçari, i cili u bë braziliani më i vjetër që luajti në një Botëror futbolli muajin e kaluar, kishte rregulluar intervistën e tij në polici përmes avokatëve, raportuan mediat lokale.

Raportet thanë gjithashtu se ai do arrestohej dhe do i merreshin shenjat e gishtave si pjesë e një procedure rutinë përpara se të merrej në pyetje dhe të dërgohej në gjykatë për të hetuar sulmin e dyshuar seksual.

Autoritetet nisën një hetim në fillim të këtij muaji pasi gruaja e quajti Alves si sulmuesin e saj të supozuar.

Faqja e lajmeve me bazë në Barcelonë, El Taquigrafo, pretendoi se kishte pamjet e kamerave CCTV që tregonin se Alves kishte qenë vetëm për 47 sekonda në një tualet në një klub nate me gruan që e akuzoi atë për sulm seksual ndaj saj.

Videoja u publikua nga media dy ditë pasi u shfaqën në të përditshmen spanjolle ABC raportet e para për një sulm të dyshuar seksual që dyshohet se përfshin Alves.

Gazeta pretendoi se Alves dyshohet se i kishte futur duart një gruaje që thuhet se kishte kërcyer në një zonë VIP të klubit të natës me të dhe miqtë e saj përpara se ajo të ndiqej në tualet.

Gruaja dyshohet se shpërtheu në lot kur Alves u largua nga vendi me një mik mashkull dhjetë minuta më vonë. Dy shoqe që ishin me viktimën më pas lajmëruan personelin e sigurisë që thirri policinë.