Gjykata e Posaçme ka lëshuar pesë urdhërarreste lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji.
Bëhet fjalë për Akil Nerjakun, Plaurent Dervishajn, Julian Meçajn, Bashkim Haxhijan e Marsel Deçkën.
Urdhëarrestet janë lëshuar me kërkesë të SPAK-ut ndërsa pesë personat e lartpërmendur dhe masa vjen pas kontrollit të djeshëm në banesën e Ramazan Rrajës.
Bashkim Haxhia, Akil Nerjaku e Marsel Deçka, ndërsa Julian Meçka është shpallur në kërkim.
Akil Nerjaku i ka shpëtuar një atentati me snajper në 12 shtator 2022 në zonën e plazhit ndërsa njihet si i përfshirë në Bandën e Durrësit.
Po kështu edhe ndaj Julian Meçajt, Plaurent Dervishajt e Bashkim Haxhijas është bërë një atentat në qershor 2019, ku ndaj mjetit Range Rover me të cilin udhëtonin u qëlluan mbi 40 plumba nga dy persona të maskuar. Në atentat u plagos Haxhija, ndërsa Meçaj e Dervishaj nuk u prekën nga plumbat.
Dyshohet se masa për arrestimin e pesë personave të lartpërmendur ka të bëjë me dëshminë e Nuredin Dumanit dhe se ata dyshohet se kanë ndihmuar personat që kryen atentatin ndaj Ndojit dhe Landi Muharremit, i njohur ndryshe si ‘Rrumi i Sukthit’.
Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019 në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Mbikalimit të Shkozetit, ku ndaj mjetit me të cilin udhëtonin Ndoji e ‘Rrumi’ u qëllua me breshëri.
Në atentat humbi jetën shoferi Andi Maloku. Të akuzuar për atentatin janë redja Rraja e Ariol Halili.