Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Maltepes në Stamboll.
Berisha bëri me dije se gjatë takimit me Ali Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar ka shprehur vlerësimin për Berishën dhe lidershipin e tij në kushte të vështira.
Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozitës në Turqi dhe lufton për to, pavarësisht disavantazhit të vendeve në autoritarizëm. “Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.
Berisha, duke hequr paralele mes dy vendeve, tha se Shqipëria është gjithashtu në kushte të vështira politike dhe ekonomike, shto këtu edhe korrupsionin ndërkombëtar të shtyrë nga George Soros.
Postimi i plotë:
Takim me kryebashkiakun e Maltepe në Stamboll.
Kilic: “Duhet bashkëpunim midis opozitave demokratike të dy vendeve kundër regjimeve autokratike të tyre”.
Kryetari i PD, Sali Berisha u takua sot me Ali Kilic, kryebashkiak i Maltepesë në Stamboll, me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor.
Kilic, forca e të cilit Partia Popullore Republikane, është pjesë e koalicionit opozitar ka shprehur vlerësimin për z. Berisha dhe lidershipin e tij në kushte të vështira.
Kryetari i PD ka shprehur solidaritetin me liderin e opozitës, kryebashkiakun e Stambollit Z.Ekrem Imamoglu duke dënuar vendimin politik të gjykatës për dënimin e tij me burg. Berisha shtoi se opozita turke mishëron idealet demokratike proprëndimore të themeluesit të Turqisë, Kemal Ataturk, parime të lirisë dhe ndarjes së pushteteve, parime për të cilat lufton edhe PD.
Kiliç tha se Berisha ka të njëjtat parime me kryetarin e opozitës në Turqi dhe lufton për to, pavarësisht disavantazhit të vendeve në autoritarizëm. “Edhe në Shqipëri, si në Turqi është e njëjta situatë, me shkelje ligjesh, trafik droge dhe mafia. Me para të zeza, krim e drogë blihen e riblihen zgjedhjet”, theksoi kryetari i Maltepe.
Për rastësi, ashtu si në Shqipëri, edhe në Turqi do të zhvillohen zgjedhje më 14 maj dhe Berisha i tha mikut turk se do t’u bëjë thirrje shqiptarëve në Turqi të votojë për opozitën demokratike të atjeshme.
Ai shtoi se bashkëpunimi Rama-Erdogan ngjet me të vasalit me Sulltanin dhe u shërben pushtetit të tyre, por ju dy vendeve dhe kombeve tona.
“Ditë bashkimi mes nesh dhe ditë fitoreje për t’i dhënë fund sundimit 20 vjeçar të Turqisë”, tha kryetari i Maltepe.
Berisha, duke hequr paralele mes dy vendeve, tha se Shqipëria është gjithashtu në kushte të vështira politike dhe ekonomike, shto këtu edhe korrupsionin ndërkombëtar të shtyrë nga George Soros.
“Të punojmë fort dhe ta kthejmë 14 majin në ditë fitoreje për Turqinë dhe Shqipërinë”, tha Berisha në mbyllje të takimit.
Ali Kiliç me profesion gazetar ka jetuar në Gjermani për shumë vite ku ka qenë gazetar i gazetës së madhe turke Milliyet, dhe ka mbuluar konfliktet në Rumani, Jugosllavi dhe Afganistan. Ai ka qenë për shumë vite kryetar i Federatës Europiane të Sindikatave Alevi. Aktualisht është koordinator i jashtëm i Partisë Popullore Republikane.