Partia e Lirisë ka denoncuar gjendjen e rrugëve në Tiranë, duke denoncuar kryebashkiakun Veliaj se pavrësisht se ka një buxhet vjetor prej 350 milionë eurosh, asnjë qindarkë nuk shpenzon për asflatimin e rrugëve.
Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi ka shfaqur pamjet e rrugës ‘Loni Ligori’ në zonën e Astirit duke pyetur se ku kanë përfunduar taksat e qytetarëve të Tiranës.
Në fund ai shkruan se me aferën e inceneratorëve Veliaj është kandidat për burg e jo për mandate të tretë.
“Sot në Rr. “Loni Ligori” në Astir, që për tetë vite Erion Veliaj nuk i kushtoi as një sekondë vëmendje!Me çfarë fytyre do të shkojë kësaj here t’u kërkojë votën banorëve në këtë zonë?350 milion euro është buxheti i vjetor i Bashkisë së Tiranës, por asnjë qindarkë për asfaltimin e kësaj rruge nuk u shpenzua. Ku përfunduan taksat që paguajnë banorët?Me aferën e inceneratorëve, Erion Veliaj është kandidat për burg, jo për mandat të tretë!14 Maj #NdryshimMeCdoCmim.”