Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi mësuesin e Fizkulturës në Tepelenë pasi e akuzoi se i ngacmoi motrën, lirohet 29-vjeçari


Është liruar nga mjediset e Komisariatit të Tepelenës Alvi Gumeni, i riu i cilu u vetëdorëzua pasi dhunoi mësuesin e Fizkulturës në shkollën ‘Avni Rustemi’ në Tepelenë.

Prokuroria e Gjirokastrës e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e Gumenit, pasi sipas prokurores Edlira Manelli, i riu nuk i ka shaktkaur mësuesit dëmtime të rënda.

Ndërkohë mësuesi 59-vjeçar Kleanthi Laçi është ende i ndaluar, pasi akuzohet për ngacmimin seksual të dy nxënëseve të mitura të shkollës.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë ku Laçi u paraqit në spital më dëmtime në fytyrë. Ai pohoi se ishte dhunuar nga disa persona të cilët nuk i njihte.

Pak më pas në polici i vetëdorëzua Gumeni, i cili tha se ishte kthyer nga emigracioni pasi e motra i kishte kërkuar ndihmë pasi mësuesi i Fizkulturës e ngacmonte.

Ndërkohë mësuesi Laçi i ka mohuar akuzat ndaj tij.