Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata amerikane gjobit Donald Trumpin me rreth 1 milion dollarë për padinë ndaj Klintonit


 

Një gjykatës amerikan ka urdhëruar Donald Trump dhe një nga avokatët e tij që së bashku të paguajnë gati 1 milion dollarë (809,190 £) në gjobë për një proces gjyqësor “të pavlerë” kundër Hillary Clinton dhe të tjerëve, shrkuan BBC.

Padia akuzoi zonjën Clinton dhe të tjerët se po përpiqeshin të manipulonin zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA duke e lidhur fushatën e tij me Rusinë.

Kjo çështje nuk duhet të ishte ngritur kurrë,” shkruante në urdhrin e tij gjyqtari i qarkut amerikan Donald M Middlebrooks.

Padia e ish-presidentit, e ngritur marsin e kaluar, akuzoi zonjën Clinton, Komitetin Kombëtar Demokratik dhe të tjerët për komplot për të “thurur një narrativë të rreme” gjatë zgjedhjeve të 2016-ës se fushata e tij po bashkëpunonte me Rusinë për të fituar garën.

Trump kishte kërkuar 70 milionë dollarë dëmshpërblim.

Padia u hodh poshtë në shtator dhe zoti Trump u gjobit me mbi 65,000 dollarë tarifa dhe gjoba në nëntor pasi një i pandehur kërkoi sanksione.

Urdhri i së enjtes erdhi pasi një grup i të pandehurve, përfshirë zonjen Clinton, paraqitën një kërkesë të re për sanksione.