Regjisori i njohur Francis Ford Coppola ka përshëndetur në shqip gazetarin Jay Leno me shprehjen ‘Mëngjesi’.
I ftuar në emisionin ‘Jay Leno’s Garage’ në CNBS, Coppola e mirëpret në shtëpinë e tij gazetarin. Teksa ky i fundit zbret nga makina e drejtohet për te hyrja e shtëpisë ku e pret Coppola, ky i fundit i drejtohet me shprehjen ‘Mënxhezin’.
Gazetari ia kthen duke thënë ‘Menxhezin’ teksa shton se nuk e di se çfarë do të thotë shprehja e sapopërdorur.
Coppola i kthehet me shaka se kjo do të thotë se nuk ka njëri në shtëpi duke shtuar ‘kështu thoshte gjyshi im kur ia uronte mirëseardhjen dikujt’.
Coppola është një nga regjisorët më të njohur në botë. Ai është autor i trilogjisë ‘Kumbari’, me të cilën ka ftuar dhjetëra çmime, filmave ‘Cotton Club’, ‘Apocalypse Now’, The Rainmaker‘, Bram Stocker’s Dracula’, etj.
Francis Ford Coppola ka lindur në Detroit, Michigan. Babai i tij quhej Carmine Coppola (1910–1991) ndërsa e ëma Italia Coppola (e lindur në Pennino; 1912–2004). Ai lindi në një familje emigrantësh italianë.
Gjyshërit e tij nga babai erdhën në Shtetet e Bashkuara nga Bernalda, Basilicata. Gjyshi i tij nga nëna, kompozitori popullor italian Francesco Pennino, emigroi nga Napoli, Itali.