Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD Bislim Ahmetaj në një komunikim për mediat ka denocuar kushtet në burgun 313 në Tiranë.
Ahmetaj tha se sekti i rilindjes ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një hobby për të, duke denoncuar aktin e trajtimit çnjerëzor sipas tij, që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë.
Më tej Ahmetaj vijon se statistikat e Institutit të Shendetit Publik tregojnë se temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare etj…
Deklarata:
Sekti i Rilindjes e ka dëshmuar me vepra se dhunimi dhe shkelja e përditshme e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve janë një hobby për të, praktikë kjo e trashëguar nga baballarët e tyre të cilët erdhën në pushtet duke vrarë shqiptarë, e mbajtën pushtetin po duke vrarë, dënuar, torturuar dhe internuar çdo kundërshtar të regjimit të tyre gjakatar.
Në cilësinë e Sekretarit për të Drejtat e Njeriut denoncoj aktin e trajtimit çnjerëzor që po u bëhet të paraburgosurve në burgun 313 në Tiranë.
Edhe pse ka disa ditë që temperaturat në Tiranë kanë zbritur afër zeros dhe lagështia e ajrit ka qenë mbi 82% në mjediset e brendshme të 313-ës, por edhe në Institucione të tjera të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të vendit, nuk janë ndezur akoma sistemet e ngrohjes.
Sipas Institutit të Shendetit Publik temperaturat e ulta dhe lagështia e lartë e ajrit përbëjnë rrezik serioz për jetën e të sëmurëve kronikë me sëmundje kardiovaskulare, koronare, infarktet e miokardit, goditje në tru, sëmundjet e frymëmarrjes, kockave, sëmundjet endocrine, crregullimet neurologjike si edhe sëmundjet e lëkurës.
Po ky Institut thekson që temperaturat nën 12 gradë deri në 5 gradë përbëjnë rrezik serioz për jetën e bartësve të këtyre sëmundjeve, por edhe për njerëzit me shëndet normal.
Kjo që po ndodh sot në burgjet shqiptare nuk është gjë tjetër vecse një formë e torturës dhe trajtimit çnjerëzor, e ngjashme me kohën e baballarëve të tyre.
Gjithashtu është tregues i një aferë korruptive, pasi fondet për ngrohje janë ta planifikuara dhe të derdhura në buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë.
I ndjeri Enver Sheshi, i akuzuar për aferën e inceneratoreve vdiq në mënyrë të dyshimtë para pak ditësh nga një atak i beftë kardiak kur temperaturat në Tiranë ishin 18-20 gradë.
Cilët kanë vënë në shënjestër Edi Rama dhe Ulsi Manja tani që temperaturat e natës në Tiranë kanë rënë në 2-3 grade?!?
Kush ka urdhëruar për këtë torture fizike dhe psikologjike që ju bëhet të paraburgosurve në IEVP?!?
Kush i vjedh paratë e destinuara për ngrohjen e IEVP-ve të vendit?!?
Edi dhe Ulsi: ndizni kaldajat e burgjeve se duke ngrirë dhe humbur jetë të burgosurish po digjni shpirtin tuaj në ferr.
Për mbyllje kam një lutje për Ambasadoren e SHBA-ve, për Ambasadoren e BE, per Komitetin e Helsinkit dhe Përfaqësin e OSBE-së në Tiranë: Mjaft nëpër tribuna luksi, shkoni dhe vizitoni burgjet e Tiranës dhe Shqipërisë, sic vepruan pararendësit tuaj në vitet ‘91-’92!