Kryeministri polak Mateusz Morawiecki tha të mërkurën se mbështetësit e Ukrainës duket se po ‘lodhen’ disi dhe po tregojnë më pak përfshirje ‘emocionale’ në konfliktin në vazhdim, pavarësisht nga një rrjedhë e qëndrueshme e armatimeve perëndimore dhe ndihmave të tjera për Kievin dhe presionit ekonomik ndaj Moskës. .
“Disa muaj më parë, diskutimet ishin në një nivel tjetër emocional dhe interesi ishte i ndryshëm,” tha Morawiecki në një intervistë me transmetuesin shtetëror TVP, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Perëndimi, bota e lirë, është paksa i lodhur dhe do donte të jetonte një jetë normale,” pohoi Morawiecki.
“Sot, unë e shoh këtë shumë qartë dhe dua t’i paralajmëroj liderët botërorë, sepse Rusia është e duruar dhe kërkon të forcojë kontrollin e saj në Ukrainë në afat të gjatë. Të gjithë do të dëshironin të jetonin një jetë normale, por nëse Ukraina bie, a do të jetë një jetë normale?” argumentoi ai, duke shtuar se ‘për fat të mirë’ ai sheh një ‘konsensus të gjerë’ për çështjen e Ukrainës midis liderëve perëndimorë në Davos.