Vendosni fjalën kyçe....

U gjendet pistoletë në magazinën e lokalit, prangosen babë e bir në Tiranë


Babë e bir janë arrestuar në Kashar, pasi sipas policisë mbanin të fshehur në magazinën e lokalit në rrugën ‘Astrit Losha’ një armë zjarri pistoletë pa leje.

Në pranga kanë rënë 67-vjeçari S.H. e 36-vjeçari M.H. të cilët janë shoqëruar në Komisariatin 6 të Tiranës.

Policia ushtroi kontroll në lokal pas informacioneve të marra e në gjeti në magazinë armën e zjarrit.

Njoftimi

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6. Mbanin të fshehur një armë zjarri, në magazinën e lokalit të tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir). Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas mbanin armë zjarri, në lokalin e tyre, në rrugën “Astrit Losha”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”