Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për në shkurt seanca për  Arbër Paplekajn


Është shtyrë seanca për Arbër Paplekajn në gjykatën e Elbasanit, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Seanca është shtyrë për në muajin shkurt ndërsa në seancën e sotme kanë dëshmuar anëtarët që ngriti PD-ja para zgjedhjeve e quajtur ‘Struktura për Mbrojtjen e Votës’.

Sot kanë dëshmuar Arjan Hoxha, ish-përgjegjës i sigurisë për shtabin elektoral të PD-së për Qarkun e Elbasanit, Erjon Demushi, Pavlo Vuksani e Nuredin Kasmi.

Në listë për të dëshmuar janë 59 persona mes të cilëve punonës policie e dy ish-zv.drejtorët e Policisë së Elbasanit.