Vendosni fjalën kyçe....

12 vite nga “protesta e 21-janarit” familjarë e politikanë homazhe për katër viktimat


Sot bëhen 12 vite nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Edhe në këtë përvjetor janë zhvilluar homazhe para kryeministrisë, ku mes familjarëve të viktimave janë bashkuar edhe politikanë nga Partia Socialiste

Ne vendet ku janë vrarë katër protestuesit, janë vendosur lule, ndërsa nuk ka pasur asnjë deklaratë. Pas homazheve, ata janë drejtuar në godinën e kryeministrisë.