Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, prokuroria kishte bërë gati urdhër arrestet që në nëntor, priste të ktheheshin në Shqipëri


Të tjera detaje janë zbuluar nga arrestimet për autorët dhe porositësit e atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj dhe Pëllumb Muharremit.

BalkanWeb raporton se urdhrat e arrestit për këta persona janë firmosur në muajin nëntor dhe dhjetor të vitit 2022 dhe janë mbajtur sekret, pasi prokurorët  sipas informacioneve që kishin rezultonte se eksponentët e kësaj ngjarjeje që janë shpallur në kërkim ishin duke diskutuar për t’u kthyer në Shqipëri.

Por më pas Prokuroria e Posaçme, duke vlerësuar se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe mund të kishte ngjarje të tjera kriminale, prokuroria ka vendosur që të bëjë publik aksionin dhe të arrestojë 5 personat që sot dolën për masë sigurie.

Ramazan Rraja, pas atentatit, është ndaluar në aeroportin e Zvicrës dhe pasi është marrë disa orë në pyetje, është lënë i lirë, ndërsa tashmë është shpallur sërish në kërkim.

Gjykata la në burg 5 të akuzuarit si organizator të atentatit ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, Genti Ndërjaku alias Kili Ndërjaku, Bashkim Haxhia, Marsel Decka, Endrit Sinani, e Juljan Pjetri.

Ndërkohë Plarent Dervishaj,  Ramazan Rraja, Julian Mece dhe Dritan Shkëmbi, janë shpallur në kërkim si organizatorë të atentat mafioz.