Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Me mosregjistrimin e ndryshimeve të statutit duan që PD të mos hyjë në zgjedhje


Ish-Kryeministri Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarë në rrjetet sociale e quajti pengmarrje vendimit e Gjykatës faktin e mosregjistrimit dhe pasqyrimit në regjistrin e partive politike të ndryshimeve në statutin e PD në Kuvendin që ai mbajti më 11 dhjetor 2021.

Berisha theksoi se kjo bëhet për ta detyruar PD të mos hyjë në zgjedhje ose të hyjë me emër tjetër.

Më datë 25 mars gjykata e Tiranës mori në shqyrtim dosjen e Kuvendit të 11 dhjetor, të rithemelimit të PD. Gjeti gjithçka në përputhje me ligjet e vendit. Të nesërmen e zbardhjes së tij në mënyrë automatike ky vendim regjistrohet në regjistrin e partive politike. Ky vendim i gjykatës dhe absolutisht asnjë element tjetër realizon automatikisht regjistrimin. Kur partitë politike ndryshojnë Statutin dhe programin janë të detyruara t’i depozitojnë në gjykatë dhe këtë bëri PD dhe gjykata i vlerësoi të rregullta. Kemi marrje peng të vendimit të Gjykatës nga data 25 mars deri sot me qëllimin që PD të mos marrë pjesë në zgjedhje ose të detyrohemi të futemi siç u futëm para vendimit të gjykatës me koalicion tjetër. Por pas vendimit të Gjykatës ne nuk na pengon asnjë gjë tjetër më të futemi si Parti Demokratike. Rama kërkon të hakmerret ndaj PD-së në mënyrë primitive”-tha Berisha.