Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në Laç në 32-vjetorin e krijimit të PD në këtë qytet.
Në fjalën e tij kryedemokrati u shpreh se Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet.
Më tej Berisha u shpreh se” dita e themelimit të PD është ditëlindja e dytë, ditëlindja jonë në liri.”
“Jam i emocionuar sepse Kurbini ka qenë e mbeti gjithnjë një bastion i lirisë për qytetarët e vet dhe për Shqipërinë. Një emër të dytë po të kishte do të quhej “bastion i lirisë”.
Ne demokratët e kremtojmë ditën e themelimit të partisë ndaj ju uroj gëzuar këtë ditë.
Kemii arsye themelore për të kremtuar këtë ditë. për ne që lindëm para dhjetorit ’90, dita e themelimit të PD është ditëlindja jonë e dytë, ditëlindja jonë në liri.
Me PD lindi pluralizmi, liritë e të drejtat e individit.
Do kremtojmë këtë ditë për sa kohë të nderojmë lirinë e dinjitetin tonë.
Pas themelimit u dëshmuam një forcë politike e traditës së shqiptarëve, e interesit kombëtar, e besimeve të pathyeshme.
Këtë rrugë e nisëm si njerëzit e tretë më të varfër të planetit, rrogat e shqiptarëve ishin 4-6 dollarë dhe rroga ime si President ishte gjithsej 16 dollarë. E tillë ishte skamja e mjerimi ku diktatura kishte zhytur vendin.
32 vite më parë ne nuk kishim asnjë mbështetje nga jashtë, eksperiencë në rrugën e lirisë, kishim aspirata e ideale”, tha Berisha.