Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh në 103 vjetorin e Kongresit të Lushnjës: Mirënjohje patriotëve që u bashkuan për interes kombëtar


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 103 vjetorin e Kongresit të Lushnjës duke shprehur mirënjohje për patriotët nga të gjithë trevat që u bashkuar për hir të interesit kombëtar.

Meta thotë se vendimet e Kongresit janë mesazh për reflektim për të ecur në rrugën e tij dhe mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin.

Mirënjohje të gjithë patriotëve nga të gjitha trevat e vendit që 103 vite më parë u bashkuan në Kongresin e Lushnjës për hir të interesit kombëtar, zhvleftësuan paktet e fuqive të huaja për të zhbërë shtetin shqiptar dhe izoluan mercenarët vendas, duke rimëkëmbur shtetin modern shqiptar.

Vendimet e atij Kuvendi Kombëtar janë mesazhe për reflektim, për të ecur në rrugën që hapi ky Kongres, për të mbrojtur Kushtetutën dhe pluralizmin, integritetin e institucioneve shtetërore e në mënyrë të veçantë për të mbrojtur vlerat reale dhe pluraliste demokratike të parlamentarizmit shqiptar”-shkruan Meta.