Vendosni fjalën kyçe....

Moti i keq, në Shkodër 1120 ha tokë e përmbytur, rruga e Obotit e pakalueshme


Situata e reshjeve të shkaktuara nga moti i keq vijon të jetë problematike në qarkun e Shkodrës.

Rruga e Obotit është ende e pakalueshme.

Një mjet i ushtrisë me 4 ushtarë është në dispozicion të banorëve të zonës për të bërë të mundur kalimin e tyre.

Ndërkohë në total është 1120 ha tokë e përmbytur. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 6.10 me një rënie prej 5 cm me orën 18.00 të datës 20.01.2023 (kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunes) shënon 8.20 m me një rritje prej 5 cm me orën 18.00 të datës 20.01.2023 (kuota max 8.70 m ). Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1120 Ha, e pandryshuar me orën 18.00 të datës 20.01.2023

Njësia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me orën 18.00 e datës 20.01.2023 Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.

Në rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë se lartë se bashku me 4 forca te ushtrisë. Njësia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqësore (sipërfaqe toke mbas argjinaturës)”-thuhet në njoftim.