Një plagosje me armë të ftohtë thikë ka ndodhur në afërsi të stacionit te trenit në Durrës.
Sipas policisë, incidenti ka ndodhur rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje rezulton se i dëmtuari është në moshë të mesme rreth 38 vjeç. Ai ndodhet në urgjencë pasi u shoqërua nga policia jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia ka arrestuar shtetasin A.L.
Durrës/Informacion paraprak
Plagosi me mjet prerës(thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në Komisariatin e Policisë 51 vjecari.
Rreth orës 16;30, në vëndin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.