Vendosni fjalën kyçe....

Protesta të dhunshme në Peru kundër presidentes të vendit, 59 persona humbin jetën


 

Demonstruesit vazhduan të premten të kërkojnë dorëheqjen e presidentes peruane Dina Boluarte pas gjashtë javësh protesta të dhunshme që kanë vrarë 59 njerëz, shkruan AA.

Boluarte akuzoi protestuesit për “vandalizëm” në një fjalim televiziv të enjten vonë pasi qindra dolën në rrugë në kryeqytetin e vendit, Lima, në të ashtuquajturën demonstrata “Marrja e Limës”.

Presidentja tha se protestat nuk kishin “agjendë sociale”, por kërkonin “të thyejnë sundimin e ligjit, të gjenerojnë kaos dhe çrregullime dhe të marrin pushtetin”.

Një person u vra në përleshjet me policinë në Arequipa kur 1000 demonstrues u përpoqën të merrnin kontrollin e aeroportit. Aeroporti në Cusco dhe një tjetër në qytetin jugor të Juliaca u sulmuan gjithashtu.

Katër shtetas haitianë vdiqën në qytetin Desaguadero në kufirin me Bolivinë, ndërsa dy të tjerë vdiqën në pjesën jugore të vendit gjatë protestave antiqeveritare.

Në një deklaratë, kryeministri Alberto Otarola shprehu keqardhjen për vdekjen e Haitianëve dhe tha se ata nuk mund të dërgoheshin në spital për shkak të rrugëve të bllokuara.

Trafiku në të gjithë vendin është paralizuar nga protestuesit të cilët kanë bllokuar rrugët dhe disa aeroporte janë mbyllur.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në disa rajone, e cila autorizon ushtrinë të ndërhyjë për të ruajtur rendin.

Shpërthimi social njëmujor u shkaktua nga shkarkimi i ish-presidentit Pedro Castillo nga detyra dhe arrestimi i tij pasues me akuzat për kryengritje, kur ai u përpoq të shpërndante Kongresin dhe të sundonte me dekret për të shmangur fajësimin për akuzat për korrupsion.

Zyra e Prokurorit të Perusë do të hapë një hetim ndaj Boluarte për civilët që janë vrarë që nga fillimi i protestave më 7 dhjetor.