Kryeministri Edi Rama duke shpërndarë foto nga homazhet e zhvilluara për “21 Janarin” shkruan se e vërteta e ngjarjes dihet botërisht.
Rama thekson se një “fakt i ri” të cilin e quan “rrëqethës” ka dalë në dritë.
“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrëqethës sapo ka dalë në dritë…”-shkruan Rama.