Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka vijuar me denoncimin e rradhës përsa u përket gjendjes së rrugëve në zonat e kryeqytetit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi ka ndarë dhe një video nga ku shfaqet nga Astiri duke treguar pamjet e rrugëve të mbushura ne ujë, teksa ka thënë se pemtimet e Veliajt në 8 vite, janë kthyer si “balta e Astirit.”
Postimi Tedi Blush-it:
Sot, në zemër të “Astirit”, nga ku Erion Veliaj u pati premtuar banorëve se nuk do të shkelnin më në baltë dhe gropa me ujë!
Tetë vite në krye të Bashkisë, premtimet e tij janë bërë si balta në “Astir”.
Nuk pati kohë të mbushte gropat se mendoi të mbushte vetëm xhepin e vet me paratë e aferës së inceneratorit dhe lejeve të ndërtimit.
Erion, si duhet të kalojnë banorët për të shkuar në shtëpitë e tyre?