Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Droni tregoi vjedhjen makabre të Veliajt në Sharrë, bashkë me Ramën janë të pashpresë


Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili thotë se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj janë të pashpresë përballë dronit të së vërtetës.

Publikimi i pamjeve nga mbeturinat e Sharrës tregoi se ato groposen përditë dhe nuk trajtohet aspak.

Vasili thekson se droni tregoi se në Sharrë, Veliaj po bën një vjedhje makabre dhe se për shkak të tij qytetarët paguajnë dyfishin e asaj që paguajnë qytetarët në Shkodër për të njëjtën groposje të mbetjeve.

Rama dhe Veliaj të pashpresë përballe Dronit të së vërtetës!

Droni i të vërtetës tregoi pamje të llahtarshme.

Droni i të vërtetës tregoi mbi fushën e mbeturinave të Sharrës se si vidhen e groposen përditë miliona euro të shqiptarëve.

Droni i të vërtetës tregoi se vjedhja ka fytyrë dhe ka emër e mbiemër.

Droni i të vërtetës tregoi dhe i vuri vulën e të gjithë opinionit publik për vjedhjen makabër të Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës, që vjedhin ditë e natë.

Droni i të vërtetës tregoi se qytetarët e Tiranës për shkak të Veliajt paguajnë dy fishin e asaj që paguajnë qytetarët në Shkodër për të njëjtën groposje të mbetjeve.

Droni i të vërtetës tregoi trajtimin primitiv të mbeturinave të Tiranës, trajtim hajdut, antimjedis dhe antishendet.

Droni i të vërtetës tregoi se 54 milion dollarë janë vjedhur duke paguar shërbime që nuk kryhen në asnjë mënyrë, pra që nuk ekzistojnë absolutisht.

Droni i të vërtetës tregoi se drejtësia është e kapur dhe SPAK i paralizuar nga Rama dhe Veliaj është sot në pozitën më të kompromentuar përballë shqiptarëve.

Droni i të vërtetës tregoi se e vërteta as mund të fshihet dhe as mund të manipulohet se del dhe do vazhdojë të dalë….!

Droni i të vërtetës tregoi dhe i vuri vulën fajit tregoi se Rama dhe Veliaj janë krejt të pashpresë dhe ndaj kanë qepur gojën!”-shkruan Vasili.