Gazetarja Klodiana Lala i ka bërë jehonë protestës së familjarëve të Saimir Sulës para Ministrisë së Drejtësisë. Në një shënim në Facebook ajo shkruan se shteti hesh për ngjarjen duke kërkuar zbardhjen e saj.
“Proteste ne kerkim te nje ZEMRE! Zemres se Saimir Sules! Shteti hesht. Turp turp. Zoterinj pushtetare mendoni per nje moment sikur Saimiri te jete djali juaj!” – shkruan Lala.
I riu Saimir Sula u shtrua në spitalin ‘Hospital del Mar’ në Barcelonë më 8 maj 2020 ndërsa më 9 maj ai ndërroi jetë.
Pasditen e 8 majit 2020 ai kishte temperaturë dhe shkoi në spital. Atje i verifikua se nuk kishte Covid, pasi testi doli negativ, megjithatë qëndroi në spital. Në dosjen hetimore thuhet se ai i ka shkruar motrës mesazhe si ‘hajde më merrni, po më marrin frymën, po vdes’.
Të nesërmen kur motra shkoi për ta marrë nga spitali, i komunikuan se zemra e tij kishte ndaluar.
Kjo ka bërë që Majlinda Sula të dyshonte, dhe urgjentisht ka kërkuar kartelën mjekësore.
Spitali i Barcelonës e ka regjistruar vdekjen e shqiptarit, Saimir Sula, si natyrale dhe mjekët shqiptarë e kanë konstatuar mungesën e zemrës këtu.
Familjarët e 31-vjeçarit kanë zhvilluar disa protesta në Shqipëri e Spanjë duke kërkuar zbardhjen e ngjarjes ndërsa kanë denoncuar heshtjen e autoriteteve.