Vendosni fjalën kyçe....

Elon Musk blindon shtëpinë e të atit nga frika e rrëmbimit


Shtëpia e inxhinierit në pension Errol Musk në Kepin Perëndimor të Afrikës së Jugut është përforcuar me një ndryshim të shtrenjtë sigurie, pas kërkesës së djalit të tij miliarder Elon, i cili ka shprehur shqetësime në rritje për sulme të mundshme ndaj familjes së tij. Patriarku 76-vjeçar përshkroi për The Sun të shtunën sistemin e sigurisë ‘të klasit të parë’ dhe arsyetimin pas tij.

Im bir ‘vendosi, pas kërcënimeve të fundit kundër tij, se edhe unë kam nevojë për mbrojtje’, tha Errol për gazetën britanike, duke pranuar se ‘nëse ata rrëmbejnë një prej nesh, do të jenë 20 milionë dollarët më të shpejtë që dikush ka fituar ndonjëherë në jetën e tyre’.

“Kam vërtet frikë se Elon-it mund t’i ndodhë diçka, edhe pse ai ka rreth 100 roje sigurie rreth tij,” rrëfeu Errol, duke e përshkruar djalin e tij si ‘pak naiv në lidhje me armiqtë që ai po bën, veçanërisht me dosjet e Twitter’.

Errol përshkroi se si ‘njerëzit e Elon’ muajin e kaluar dërguan një kompani sigurie të nivelit të lartë për të ‘siguruar plotësisht’ shtëpinë. Kompleksi i Musk është pajisur me një gardh elektrik, nëntë kamera që rrotullohen 24/7 që mund të mbikëqyren nga telefoni i Musk dhe ‘mbikëqyrje gjatë gjithë orarit nga rojet që janë të armatosur deri në dhëmbë’.

Ndërsa i moshuari Musk pranoi se nuk i pëlqente vërtet stili i jetesës me siguri të lartë, ai e kuptoi nevojën për të, duke zbuluar se shtëpia e tij ishte thyer katër herë vetëm vitin e fundit. Ndërsa grabitësit në këto raste kishin vjedhur thjesht pasjisje elektroshtëpiake e televizorët, ‘rreziku që të ndodhë diçka e keqe është mjaft domethënës,’ tha ai.