Vendosni fjalën kyçe....

Polici i burgut në Drenovë dyshohej nga kolegët, u fut për kontroll të veçantë dhe iu zbulua droga


Detaje të reja kanë dalë për arrestimin e efektivit që tentoi të fuste drogë në burgun e Drenovës.

BalkanWeb raporton se Nevis Ibrahimi kryente shërbim në rrëgjimin e brendshëm të Burgut të Drenovës, por prej disa kohësh ishte mbajtur në kontroll nga shërbimet e tjera të burgut për shkak të sjelljes së dyshimtë të tij.

Ndaj tij u urdhërua kontroll i detajuar ditën e sotme, ku në pjesën e të mbathurave i është konstatuar lënda e dyshuar canabiss sativa e mbështjellë me një beze të bardhë në një sasi të madhe (sa madhësia e grushtit), por që ende mbetet e pa peshuar.

Polici është futur për t’u kontrolluar në një dhomë të veçantë ndërsa kontrolli është bërë nga disa punonjës.