Vendosni fjalën kyçe....

Protesta kundër policisë në SHBA kthehet në kaotike (Video)


Qindra aktivistë u mblodhën në qendër të Atlanta-s të shtunën në përgjigje të një thirrjeje për një ‘natë protestash’, pasi një person që protestonte kundër një qendre të planifikuar trajnimi të policisë u vra në një shkëmbim zjarri me oficerët në fillim të kësaj jave.

Një turmë marshoi nëpër rrugë në një ‘protestë kryesisht paqësore’, siç përshkruhet nga një gazetar i FOX. Ngjarja u kthye e dhunshme pasi aktivistët e maskuar filluan të gjuanin gurë e fishekzjarre në selinë e Fondacionit të Policisë Atlanta.

 

Rebelët gjithashtu thyen dritaret e ndërtesës me çekiç, vandalizuan muret me grafite kundër policisë dhe i vunë zjarrin të paktën një mjeti policie, sipas fotove dhe videove të shumta të shpërndara në internet.

“Policia e Atlantës ka arrestuar deri më tani 6 persona, disa prej të cilëve mbanin eksploziv. Këta individë mund të ushtronin dhunë dhe përdorën protestën paqësore për të fshehur motivet e tyre.”, shtoi Dickens.