Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje mbi situatën e reshjeve dhe qarkullimin rrugor.
Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve, duke sjellë qetësimin e situatës.
Aksi Qafë Thorre-Theth ka vështirësi në pastrimin e borës për shkak se dendësia ka arritur mbi 1 m dhe punonjësit për shkak të ortekëve në zonën e tuneleve panoramikë e kanë të vështirë pastrimin.
Njoftimi i ARrSh:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve duke sjellë një qetësim të situatës
Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme
Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës dendësia e dëborës mbi 1m
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore