Vendosni fjalën kyçe....

“Saimiri u vra në spital në Barcelonë” – Trupi i të riut u kthye pa zemër nga Spanja, familjarët protestë para Ministrisë së Drejtësisë


Familjarët e Saimir Sulës, të riu shqiptar që vdiq në një spital në Spanjë, kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Drejtësisë.

Majlinda Sula tha se kërkon drejtësi duke kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes, pasi sipas saj i vëllai është vrarë në spital.

“Heshtja e institucioneve flet shumë. Jam e bindur se Saimiri u vra në spital në Barcelonë. Kërkojmë të bëhet ADN-ja, kemi dyshimeve. Vëllait tim i kanë hequr zemrën, ne do të protestojmë edhe në Bruksel.” – tha ajo.

Sula u shtrua në një spital në Barcelonë më 8 maj 2020 por vdiq dhe pas kësaj trupi i tij u kthye në Shqipëri pa zemër.

Familjarët e tij akuzojnë spitalin ‘Hospital del Mar’ se i kanë hequr zemrën të vëllait. Familjarët e të riut shqiptar kanë zhvilluar disa protesta në Spanjë e Shqipëri për të kërkuar drejtësi.