Vendosni fjalën kyçe....

Balla: PS-ja do bëjë kallëzimin e vet për 21 janarin në SPAK


Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i saj, Taulant Balla në një deklaratë për shtyp tha se forca politike që ai bën pjesë do bëjë kallëzimin e vet në prokurori për 21 janarin.

Kam deklaruar se PS është subjekti që ka thirrur protestën e 21 janarit. Jemi palë e dëmtuar në atë ngjarje dhe në dritën e provave të reja, një prove që është një audio përgjim që është bërë publik. Bazuar në faktin që dosja penale për vrasjen e Aleks Nikës është një dosje që gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe vazhdojmë ta kërkojmë për të nxitur hetimin nga SPAK për ta hetuar. Në orët në vijim PS do ketë kallëzimin e vet”-deklaroi Balla.

Balla u pyet nga gazetarët edhe se kur do nisë shqyrtimi në Kuvend i amnistisë fiskale duke thënë se “drafti i amnistisë nuk ka ardhur ende në Kuvend. Sapo të vijë do të informoheni, por ju e dini që ajo nuk kalon me procedurë të përshpejtuar”.

Lidhur me kërkesat e BE -së për draftin e amnistisë fiskale, kreu I GP të PS-së tha: “nga informacioni që kemi marrë nga ministrja, ka pasur një dialog konstruktiv me ekspertët e Delegacionit. Rekomandimet e BE-së do të merren në konsideratë nga ana jonë”.