Vendosni fjalën kyçe....

Bllokohet nga reshjet e borës aksi Shtyllë-Panarit, probleme me energjinë elektrike


Reshjet e borës gjatë natës kanë sjellë problematike në akset rrugore të qarkut Korçë.

Rruga Shtyllë-Panarit është hapur, por gjatë natës përsëri reshjet e dëborës kanë rritur prezencën e tyre në këto zona, shërbimet sërish ditën e sotme do të punojnë përgjatë këtij aksi.

Kujtojmë që nga reshjet e fundit kjo rrugë u bllokua duke lënë të izoluar fshatin Panarit pasi në vende të caktuara pjesë të këtij segmenti trashësia e dëborës shkon deri në 2 metër.

Gjatë sezonit të dimrit rruga Shtyllë-Panarit është mjaft problematikë sa i përket bllokimit pasi është një zonë e lartë malore.

Gjithashtu gjatë natës ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik por tashmë janë rikthyer.