Vendosni fjalën kyçe....

Çollaku dorëzon në Kuvend kërkesën për dokumentet për verifikimin depuetëtëve që mund të kenë qenë bashkëpunëtorëve të ish-sigurimit të shtetit


Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku ka depozituar në Kuvend kërkesën për të marrë në dispozicion nga nga e Autoritetit të Dosjeve të gjitha materialet mbi individët që kanë qenë deputetë dhe bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit që nga viti 1991.

Lëvizjen e tij, Çollaku e njoftoi nga kryesia e kuvendit nëpërmjet një deklarate për shtyp.

Sot kam depozituar pranë zyrës së protokollit të Kuvendit kërkesën time për të më vënë në dispozicion një kopje të dokumenteve. Nëse që nga marsi i vitit 1991 deri më sot ka pasur bashkëpunëtorë apo elementë apo bashkëpunëtorë të ish-sigurimit të shtetit.”- tha Çollaku.

Kjo kërkesë e Çollakut vjen pasi Kuvendi i hapi rrugë hapjes së dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të politikanëve, të cilët kanë marrë më parë certifikata të pastërtisë së figurës nga komisionet ‘Bezhani’ dhe ‘Mezini’.

Ndryshimet në ligjin NR. 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit u miratuan në 22 tetor 2022 në Kuvend, me konsensusin e PS-së dhe PD-së së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.