Ka dështuar për herë të dytë përballja Luftar Reçit, të penduarit të drejtësisë me Emiljano Shullazin dhe grupin me të pandehurit e tjerë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Shtyrja ka ardhur për shkak se gjyqtarja e çështjes Etleva Dedës, ka munguar prej ditësh në seancat gjyqësore ku është pjesë gjykuese. Deda ndodhet e shtruar në spital për shkak të gjendjes shëndetësore.
Seanca e radhës është caktuar të mbahet më 27 janar në orën 08:30.
Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri, Indrit Rusi dhe Indrit Taullau, do të përballeshin me Luftar Reçin, edhe ky i arrestuar për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në 2005.
Reçi është bërë shkak për arrestimin e anëtarëve të grupit, me dëshmitë e tij, duke treguar emrat e porositësve, organizatorëve dhe ekzekutuesve të Lames e Saliut.
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si “Reqi i Korçës” dhe me 2.4 vite Ervis Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.