Vendosni fjalën kyçe....

Lame: Prioritet regjistrimi i pronave shtetërore, ka pasur abuzime për shkak se institucionet nuk i kanë regjistruar


Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame nëpërmjet një deklarate për shtyp lajmëroi krijimin e regjistrit të pronave shtetërore.

Ai tha se deri më tani institucionet kanë lënë qindra mijëra prona të tyret pa regjistruar duke krijuar problematika dhe abuzime.

Lame kërkoi që institucionet të fillojnë regjistrimin e pronave në regjistrin e krijuar posaçërisht në platformën e-albania.

Tani jemi fokusuar tek regjistrimi i pronës shtetërore. E dimë të gjithë se çfarë ka ndodhur,. Nuk dua të vendos gishtin mbi të shkuarën. Rastet me abuzimin janë të pafundme dhe ka nisur për shkak të mos regjistrimit ndër vite të pronës shtetërore. 260 mijë prona shtetërore, prej këtyre 155 mijë prona u janë transferuar institucioneve qendrore dhe vendore. Vetëm rreth 20 mijë rezultojnë të regjistruar në kadastër.

Institucionet do regjistrojnë pronat e tyre. Futesh me kodin e institucionit, qendror ose vendor. Të aplikojnë në e-Albania për të regjistruar pronën. Nga momenti që janë të regjistruar, asnjë in tjetër nuk mund të veprojë mbi këto prona, gjykata dhe komisioni i kthimit të pronave”, u shpreh Lame.