Partia Socialiste ka mbledhur prej orës 10:00 Grupin Parlamentar.
Në fokus të kësaj mblidhje pritet të jenë çështje që lidhen me aktivitetin parlamentar.
Një ndër këto tema është diskutimi për ndryshimet ligjore të propozuara sa i përket largimit nga politika të të gjithë atyre që vërtetohen që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Një çështje tjetër që ka mbetur pezull është zgjedhja e një Avokati të ri të Popullit. Ende nuk ka propozime sa i përket kësaj çështje.
Gjithashtu me prioritet për PS-në është edhe amnistia fiskale, e paralajmëruar nga qeveria shqiptare.