Vendosni fjalën kyçe....

PD e PL ia la zonë të lirë, PBDNJ cakton kandidatët e zgjedhjeve lokale në bashkitë Himarë, Dropull e Finiq


Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka përcaktuar kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 majit në 3 bashki.

Në këto tre bashki Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike nuk zhvilluan procesin e primareve duke ia lënë PBDNJ-së zonë të lirë përcaktimin e kandidatëve.

Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës,  Thanas Maneka për Dropullin. ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.