Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët azili në Kavajë, lëndohet një e moshuar


 

Në një qendër për të moshuarit në Kavajë ka rënë zjarr.

Nga informacionet paraprake të policisë së Kavajës, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental.

Policia bën me dije se si pasojë e flakëve është dëmtuar lehtë një e moshuar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuar e flakëve.

 

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2023, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një qendër për të moshuar.

Si pasojë është dëmtuar lehtë një e moshuar që qëndron në këtë qendër.

Zjarri është shuar pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.