Rrëshqitje masive dherash ka pasur te Kodra e Currilave në qytetin e Durrësit si pasojë e reshjeve intensive të shiut.
Shirat e rëna gjatës natës së kaluar kanë shkaktuar dëmtim të strukturës së dherave, të cilat kanë rrëshqitur duke bllokuar segmente të rrugës së Currilave gjatë ditës së sotme.
Rrezikojnë të bien, banesat që po ndërtohen në kodër.