Situata nga moti me reshje të dendura shiu vijon të mbetet e keqe në disa zona të Shqipërisë.
Në Shkodër vijon të mbetet i pezulluar mësimi në 13 shkolla. Sipërfaqja e përmbytur është rritur me 60 ha, nga 1340 ha që ishte një ditë më parë ka shkuar në 1400 ha.
Rruga e Obotit është e pakalueshme. Dy mjetë të ushtrisë dhe 7 ushtarë janë vënë në ndihmë të banorëve të zonës për të kaluar këtë rrugë.
Në fshatin Obot ka prezencë uji në 15 banesa. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit.