Pasi prokuroria njoftoi që ka nisur hetimet për 21 janarin pas publikimit të transkriptit të audios nga ana e Artan Hoxhes është thirrur për të dëshmuar ky i fundit në prokurori.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe vet gazetari Hoxha, në disa statuseve në Facebook. nëpërmjet këtij statusi, Hoxha ngre edhe një pyetje për prokurorinë që ende kanë mbetur pa pyetur ‘ATA lartë’ , siç i cilëson ai.
‘’Thashe une…
Nuk do i shpetoja dot as kesaj radhe, atij vendit ku të pyesin, “si e ka emrin baba, si e ka emrin nena”…
Ore mire beni, po une ketu jam, nuk kam ku te shkoj, vetem pasaporten e Shqiperise kam në xhep…
Po si i behet te merrni ATA larte, dy
ish-kryeministrat dhe ish-presidentet, bashke me kryeministrin në detyre, per t’i pyetur, “si e kane emrin e babes dhe si e kane emrin e nenes”?!’’, shkruan Hoxha.
Ndërkohë prokuroria kishte njoftuar më herët se provat e reja të nxjerra nga gazetari investigativ Artan Hoxha, do të verifikoheshin.
‘’Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit
të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të
urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të
deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të
bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top
Channel’’, mbaron njoftimi i Prokurorisë.