Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: SPAK s’heton abuzimin e shkeljen e ligjit që po ndodh në Sharrë, është i zënë me ilirët, Ali Pashë Tepelenën e Hamza Kastriotin


Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka thumbuar SPAK-un lidhur me dosjen e inceneratorëve.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan se prokuroria nuk shkon dot deri në Sharrë për të hetuar atë që ndodh aty pas investigimit të fundit të prezantuar nga deputetja e PL-së Kryemadhi.

Ai shkruan se SPAK ka ndërmend të hetojë ilirët dhe që ka ndodhur tre mijë vjetët e fundit, atë që ka ndodhur më Ali Pashë Tepelenën, Hamza Kastriotin e Kalanë e Rozafës.

“SPAK-u nuk shkon dot ne Sharre…është i zënë me ilirët! SPAK-u do hetoje te gjitha çeshtjet e tre mije vjeteve te fundit, por……. perjashtuar inceneratoret. SPAK-u do te zbardhe se si guvernatori i Mbretereshes ilire Teuta, Demetër Fari e tradhtoi atë, sepse kjo eshte çeshtje aktuale. SPAK-u do zbardhe me urgjence tradhetine e njerit prej Bato- te te ilireve sepse opinioni sot eshte shume i shqetesuar . SPAK-u do zbardhe edhe korrupsionin e Ali Pashe Tepelenes, qe nuk i beri muret e kalase me materiale te mira sic e ka zbuluar Fondi i Zhvillimit te Rames, se korrupsioni i Aliut po ma demton shume.

SPAK-u do te zbardhe edhe se kush e rekrutoi Hamza Kastriotin kur kreu tradhetine ndaj Skenderbeut. SPAK-u do te zbardhe edhe legjenden e Kalase se Rozafatit. Pra SPAK-u sic e shikoni jo qe nuk punon, por eshte i mbytur ne pune. Ndaj nuk ka asnje gram kohe te merret me keto qindra milion eurot e inceneratoreve. Pret puna e inceneratoreve. Pastaj a shkohet dot deri në Sharre, ne fund te botes…..15 min larg nga zyrat e SPAK-ut. Prandaj kot i bini ne qafe SPAK-ut, ai po punon!” – shkruan Vasili.