Vendosni fjalën kyçe....

“Vjosa ka ardhur në Tiranë, më 14 maj qytetarët do e ndëshkojnë me votë kryehajdutin e kryemashtruesin e Tiranës” – Blushi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka nxjerrë pamjet e një rruge me gropa e të mbushur me ujë në Tiranë, duke ironizuar kryebashkiakun Veliaj.

Blushi ka nxjerrë pamjet e rrugës ‘Vjosa’ në Njësinë Bashkiake 9 ndërsa shkruan se ‘Vjosa’ ka ardhur në mes të Tiranës dhe do ishte mirë që rruga në fjalë të përkufizohej si lumë.

Blushi e mbyll postimin duke thënë se më 14 maj qytetarët do e ndëshkojnë masivisht më votë Veliajn.

“VJOSA” KA ARDHUR NË MES TË TIRANËS! PREMTIMET E ERION VELIAJ I MORI LUMI! Sonte në mbrëmje në Rrugën “Vjosa” tek Njësia Bashkiake Nr.9, vetëm 7 minuta në këmbë nga Sheshi “Skënderbej”. Siç e ka emrin rruga, po ashtu është edhe gjendja e saj. Më mirë mund të përkufizohet si lumë dhe jo si rrugë. Prej tetë vitesh zero investim në infrastrukturë nga Bashkia e Tiranës. Premtimet e Veliaj për rrugë të asfaltuar i mori lumi. Banorët duhet të përdorin kanoet për të hyrë në shtëpitë e tyre. Ndaj më 14 Maj qytetarët do ta ndëshkojnë masivisht me votë Kryehajdutin dhe Kryemashtruesin e Tiranës!” – shkruan Veliaj.