Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Këlliçi i avantazhuar më 14 maj, Veliaj abuzime me fondet e shkollave, betonizoi Tiranën


Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka akuzuar kryebashkiakun Veliaj për betonizimin e Tiranës dhe abuzimin me fondet e rindërtimit të shkollave të kryeqytetit.

E ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv, Vokshi theksoi se kandidati i opozitës për zgjedhjet e 14 majit Belind Këlliçi është i avantazhuar përballë Erion Veliajt.

“Qytetarët duhet të votojnë për kandidatin, jo për partinë. Kandidati i PD-së ka dalë nga primaret. Nuk ka dalë as nga skutat as nga bandat. Ka dalë sepse votuan jo vetëm anëtarë por edhe simpatizantë të PD-së. Jo vetëm që ka kosto të drejtpërdrejtë në mijëra fëmijë që bëjnë mësimin me turne, por rëndon çdo familje sepse nëna dhe babai detyrohen të lënë punën për të marrë fëmijët. Një shkollë që me fondet e BE, kushton 680 mijë euro standart ndërkombëtar, një shkollë e Erion Veliajt ka shkuar 6 milionë euro, ‘Sami Frashëri.” – tha Vokshi.