Në deklaratën e tij për mediat ditën e sotme, kreu i PD, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët lidhur me kallëzimin e bërë nga Ulsi Manja në SPAK për vrasjen e katër protestuesve të “21 janarit”.
Berisha tha se nuk dëshiron që të merret me “budallaqet” e Manjës ndërsa e qujati këtë të fundit si bodigard të Ramës.
Berisha shtoi më tej se ai është pa imunitet.dhe la të kutpohej se nuk i druhet një arrestimi nga SPAK.
“A ka mundësi të qëndrojmë tek çështja kryesore dhe mos merremi me budallaqet e Ulsiu, bodigard i Ramës. A ja vlen të merremi me të? Njeriu përgjegjës për ngjarjen është Rama. Nuk kam unë asnjë lloj… unë jam njeri pa imunitet siç e dini…. ‘’, tha Berisha.