Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave po peshon nëse do rekomandojë vaksinat vjetore kundër Covid-19 të përshtatura për lloje specifike, duke propozuar vaksina të përditësuara çdo vit për të vazhduar me variantet e reja.
Në një dokument informues të botuar të hënën, Komiteti Këshillëdhënës i Vaksinave të FDA-së përshkroi një strategji të re për imunizimet kundër Covid, duke theksuar nevojën për të përmirësuar rekomandimet e saj ekzistuese.
I vendosur për të diskutuar planin gjatë një takimi të agjencisë më vonë këtë javë, komiteti i FDA-së tha se do konsideronte ‘thjeshtimin e përbërjes dhe periudha të imunizimit’ për vaksinat e koronavirusit, si dhe përditësimin e të gjitha rasteve për të synuar të njëjtat variante. Ai e krahasoi planin me strategjinë e përdorur prej kohësh për të luftuar gripin.
“Ngjashëm me qasjen me gripin, natyra globale e evolucionit të sojit SARS-CoV-2 kërkon një përgjigje globale kur vlerësohen dhe rekomandohen ndryshimet e përbërjes së llojit të vaksinës,” tha komiteti, duke shtuar se një vlerësim i varianteve të Covid-19 duhet të kryhet përpara sezonit të vjeshtës çdo vit.
Kalimi në injeksione vjetore me përbërje uniforme mund të ndihmojë në rritjen e mbulimit dhe pajtueshmërisë së vaksinave, si dhe të lehtësojë ‘komunikim më të qartë’ me publikun dhe të pakësojë ‘gabimet e administrimit të vaksinës’, vazhduan dokumentet.
Këshilltarët vunë në dukje se individët me rrezik më të lartë, të tillë si të moshuarit ose ata me sistem imunitar të komprometuar, mund të kenë nevojë për dy doza në vit, por thanë se ‘shumica e individëve’ do kenë nevojë vetëm për një.
Megjithatë, disa këshilltarë të FDA-së mbeten të pakënaqur në lidhje me planet e agjencisë dhe thonë se ato mbështeten nga ‘kërkime të pamjaftueshme’, me zyrtarët që shprehën dyshime në komentet për New York Times.
“Do të doja të shihja disa të dhëna mbi efektin e intervalit të dozimit, të paktën të dhëna vëzhgimi. Dhe duke shkuar përpara, do doja të shihja të dhëna të mbledhura për të provuar nëse po bëjmë gjënë e duhur.” – tha Dr. Eric Rubin, një këshilltar i FDA-së dhe kryeredaktor i Neë England Journal of Medicine.
Një këshilltar tjetër, Dr. Paul Offit, i cili drejton Qendrën e Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias, vuri në dyshim nëse vaksinat vjetore janë të nevojshme, duke argumentuar se vendimi duhet të udhëhiqet nga një sërë faktorësh të ndryshëm.
“Sa vjeç janë ata? Cilat janë sëmundjet shoqëruese të tyre? Kur ishte doza e fundit e vaksinës që ata morën? A kanë marrë ilaçe antivirale?” – pyeti Offit. Ai tha se strategjia e tanishme kombëtare e vaksinimit duket se është ‘dozë për të gjithë gjatë gjithë kohës’, por argumentoi ‘kjo nuk është thjesht një arsye e mirë’.
“Unë po zgjedh të besoj se ata janë të hapur për këshilla dhe se ata nuk e kanë vendosur tashmë se çfarë do të bëjnë saktësisht.” – tha ai për propozimin e FDA-së.