Vendosni fjalën kyçe....

Hohmann takon Dumanin: Mbështesim një SPAK të pavarur dhe efektiv


Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë, Christiane Hohmann zhvilloi një takim sot me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Diplomatja thotë se BE mbështet një SPAK të pavarur dhe efektiv.

Sipas saj lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Shkëmbim i mirë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm të SPAK Z. Altin Dumani. BE-ja mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv . Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet përparimi i Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”-thuhet nw postimin e ambasadores .