Vendosni fjalën kyçe....

Kalifornia nuk gjen qetësi, 7 persona të vrarë, kapet i dyshuari


Shtatë persona u qëlluan për vdekje të hënën në kontenë San Mateo, Kaliforni, duke shënuar të shtënat e dyta masive në tre ditë në këtë shtet, thanë autoritetet, sipas BBC. 

Incidenti i të shtënave u raportua në dy vende të veçanta, si pasojë me katër persona të vrarë në një fermë dhe tre viktima të tjera u gjetën të vdekur në një zonë të ndryshme

Një burrë 67-vjeçar i quajtur Zhao Chunli u identifikua si i dyshuari dhe u arrestua, tha Zyra e Sherifit të Qarkut San Mateo në një postim në Twitter.

Ai është gjetur në makinën e tij në një parking dhe në automjet është gjetur edhe një armë.

Të shtënat e fundit pasuan vrasjen e 11 personave të shtunën e kaluar në një studio vallëzimi në Monterey Park gjatë festimeve të Vitit të Ri Hënor në qytet.